E Diel, 1 Nëntor 2026

PD protestë pas humbjes së thellë në zgjedhje

Pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet e 11 majit, PD dhe aleatët janë grumbulluar ditën e sotme prej orës 17:00 në Bulevardin “Zogu i Parë”, disa metra larg sheshit “Skënderbej”, ku po mbahet samiti i liderve të Europës.

Deputetë, kandidatë, aleatë dhe disa mbështetës të PD kanë dalë në protestë pasi pretendojnë se vota e tyre është manipuluar dhe se qytetarët janë intimiduar.

Kujtojmë që kryedomokrati Sali Berisha ditën e parë të numërimit të votave deklaroi se nuk do i njohë zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›