E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘PD, radikalizimi me protestën në datë 8 tregon pse nuk do votojnë në datë 13’/ Lami: 13 shkurti do të pozicionojë palët në raport me emigrantët

Analisti Roland Lami i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se protesta e Berishës në datë 8 do të jetë ëpr të radikalizuar situatën dhe për të thënë që pse nuk do të votojnë në datë 13. Sipas tij, mazhoranca mund të gjejë votat, por pranimi bëhet edhe me vullnetin e votës së opozitës.

Gjatë intervistës së tij, ai u shpreh se 13 shkurti do të jetë një moment krucial, por ky proces nuk do të mbyllet vetëm në këtë datë.

“Mua më rezulton që sa herë PD kërkon të radikalizoj situatën përpara një vendimarrje e bën për të konfirmuar qëndrimin Jo në aktin e mëparshëm sesa për të tentuar të gjejnë një kompromis. E radikalizon situatën për të treguar pse votoi ndryshe. 13-a do të jetë një moment krucial për të pozicionuar palët në raport me emigranët dhe njëri- tjetrin, nuk mbyllet në datë 13, do të kemi vazhdimësi.

Mazhoranca mund t’i gjejë votat por zakoni dhe interesi i qeverisjes që të ketë një proces të pranuar, dhe pranimi bëhet me vullnetin e votës së opozitës për fat të mirë dhe të keq. Ka pasur raste që është bërë me qëllimin e mirë fal dhe një qëndrimi refrakatr, por edhe me artifica për të zvarritur procesin.

Radikalizmi i situatës në datë 8 vlen për të thënë pse nuk do votojmë më datë 13.”

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›