E Diel, 1 Nëntor 2026

PD reagon ndaj akuzave: Rama ska asnjë plan veç rritjes së taksave, është i paaftë

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e sotëm për gjendjen e ekonomisë dhe bizneseve në vend. Deputeti i selisë blu, Gert Bogdani, në një dalje për mediat tha se e gjithë Konventa mavi në kompaktësinë e saj ishte një fallsitet, ndërsa akuzoi Ramën se ai nuk ka asnjë plan, përvec atij të rritjes së taksave.

Ditën e djeshme për zotin Rama ishte kulmi i fallcitetit. Vijoi sulmet fallco në drejtim të qeverisë, të gjithë e dijë se ai ska asnjë plan vec rritjes së taksave dhe shkatërrimit të vendeve të punës. Pati guximin të gënjejë shqiptarët se statusi nuk është bllokuar për tre ligjet. Kulmin e gënjeshtrave e arriti me deklaratën, se fajin për rritjen e taksave për biznesin e vogël e kishte qeveria. Edi Rama se bën dot të zezën të bardhë, shqiptarët e dinë se ai është fasadë nga këmba deri tek koka. Ai ska asnjë plan, as një ide dhe është i paaftë për të zgjidhur cdo problem, qoftë i madh apo i vogël tha ai.

Bogdani më tej deklaroi se Partia Demokratike ka treguar se është një forcë politike serioze, përmes punës dhe premtive të mbajtura në 8 vite qeverisje. Por, shtoi ai,ne kemi shumë për të bërë, duhet të vazhdojmë punën e nisur për Shqipërinë përfundoi Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›