E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, sherr para seancës / Bllokojnë karriget e ministrave para betimit të Endri Shabanit

Deputetët e PD-së nuk po lejojnë fillimin e seancës, ku një pjesë e tyre janë ulur në karriget e ministrave. Në seancën e sotme, e fundit për këtë sesion parlamentar para festave të fundvitit, pritet të bëhet betimi i Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Sakaq, do të zhvillohej edhe një mocion sa i takon krimit në vend dhe do të kalojnë disa projektligje, si mbrojtja nga diskriminimi, diaspora etj.

Për momentin ka një pamundësi për zhvillimin e seancës.  / abcnews.al/ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›