E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU: Gati të sakrifikojmë disa nga kërkesat e rezolutës (VIDEO)

pdiuPartia për Drejtësi Integrim dhe Unitet është e gatshme te sakrifikoje disa nga 13 kërkesat e rezolutës çame të dorëzuar para 2 javësh ne parlament, raporton Vizion Plus.

Në emër të PDIU, deputeti Dashamir Tahiri ka deklaruar se teksti i rezolutës mbetet në dorë të komisioneve parlamentare, të cilat do të bëjnë rregullimet e nevojshme.

Sipas Tahirit situata është pozitive për miratimin e kësaj rezolute pasi komuniteti çam nëpërmjet këtij dokumenti kërkon vetëm njohjen e te drejtave themelore.

Tahiri ka përshëndetur edhe qëndrimin e presidentit te republikës Bujar Nishani ne mbështetje te rezolutës çame.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›