PDK: Berisha të ndalë sulmet ndaj institucioneve
Tiranë, 29 korrik, NOA - Akuzat e Partisë Demokratike ndaj presidentit, janë sulme të turpshme politike.
Kështu është shprehur në një deklaratë për shtyp Partia Demokristiane, duke pohuar se po ndjek me shqetësimin konfliktin e krijuar ditët e fundit midis institucionit të Presidentit të Republikës dhe maxhorancës qeverisëse.
PDK i konsideron sulmet ndaj institucionit të Presidentit të Republikës si sulme të mirëfillta politike dhe si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga kriza e thellë politike dhe problemet e shumta ekonomike që po e bëjnë çdo ditë e më të padurueshme jetesën e qytetarëve shqiptarë, citohet në deklaratën e PDK-së.
PDK gjykon më tej se maxhoranca qeverisëse ka përgjegjësi të plotë për bllokimin e emërimit të anëtarëve të rinj në Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.
Rrëzimi në Kuvend i kandidaturave të propozuara nga Presidenti i Republikës është bërë për motive krejtësisht politike, në kundërshtim të plotë me legjislacionin e vendit dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë, citojnë drejtuesit demokristianë.
Duke theksuar se akuzat e mazhorancës të kundër Presidentit të Republikës vijnë në vazhdën e përpjekjeve që po bën Partia Demokratike për të goditur dhe nënshtruar institucionet e pavarura kushtetuese, si gjykatat, prokurorinë, Shërbimin Informativ Shtetëror, KLSH, Avokatin e Popullit, Gjykatën Administrative, pushtetin lokal dhe institucione të tjera që garantojnë funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë ne vend.
Në fund, deklarata përfundon duke i bërë thirrje mazhorancës dhe kryeministrit Berisha që, në interes të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë, të ndalë sulmet ndaj institucioneve të pavarura, Presidentit të Republikës dhe të ndërgjegjësohet për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale për kthimin e normalitetit demokratik në vend.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27764-pdk-berisha-te-ndale-sulmet-ndaj-institucioneve","title":"PDK: Berisha të ndalë sulmet ndaj institucioneve","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")