PDK Qeveria ende asnje oferte

Partia Demokratike e Kosovës njoftoi sot se, duke respektuar procedurat dhe ligjet, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore do të procedojë me aktivitetet konkrete për krijimin e qeverisë së re.
“Deri tani PDK nuk i ka bërë ofertë zyrtare asnjë partie dhe nuk ka zhvilluar asnjë takim formal me cilëndo prej tyre për të diskutuar për krijimin e koalicionit të ri”, thuhet në një komunikatë.
Në këtë dokument PDK-ja përgënjeshtroi të gjitha lajmet për formimin e qeverisë së re dhe theksoi se rreth këtyre cështjeve nuk është diskutuar ende as në organet drejtuese të partisë.