PDK i kërkon sërish Deharit: Thirre seancën konstituive nesër në orën 11:00

PRISHTINË, 17 gusht/ATSH/ Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
PDK kërkon që seanca të vazhdojë të martën, më 18 gusht, në orën 11:00.
Në kërkesën e saj, PDK i ka rikujtuar Deharit se roli i tij si kryesues i seancës është, sipas partisë, procedural dhe i përkohshëm, me qëllim të mundësimit të zhvillimit të seancës dhe konstituimit të Kuvendit.
“Deputetët janë zgjedhur për të qenë në Kuvend, jo për të pritur vullnetin politik të askujt”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Partia ka njoftuar se deputetët e saj do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit nesër në orën 11:00. /KosovaPress/