PDK-ja dhe AAK-ja pajtohen për presidentin
Sipas “Kohës Ditore”fuqizimi i amendamenteve mëtohet të shtyhet nëpërmjet një marrëveshjeje të spektrit të gjerë. Njëra alternativë është që Thaçi , në cilësinë e kreut të PDK-së, t’u bëjë ftesë krerëve të subjekteve tjera për takim me synim daljen nga kriza. E dyta është që Jakup Krasniqi në cilësinë e kryeparlamentarit , të kërkojë takim me krerët e partive parlamentare ose me shefat e grupeve parlamentare ,para se të vendoset që amendamentet të nxirren për votim.
“Gjasat janë më të mëdha që Jakup Krasniqi të marrë iniciativën, sepse ai është më i pranueshëm për subjektet politike, e po ashtu Krasniqi nuk është subjekt i marrëveshjes për presidentin” shkruan gazeta.
LDK-ja ka mohuar mundësinë e përfshirjes në të, por AAK-ja është shprehur pro saj. PDK-ja përveç në 59 deputetët e subjekteve në pushtet dhe 12 deputetëve të AAK-së, llogaritë edhe votat e shumicës së 10 deputetëve që janë pa grup parlamentar. Këto ndryshime do të kalonin nëse të gjithë këta do të ishin prezentë në sallë në momentin e votimit.