PDK konteston në Kushtetuese formimin e Qeverisë “Kurti 4”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kontestimin e formimit të Qeverisë “Kurti 4”.
Kërkesa është dorëzuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim Gruda.
Tahiri ka deklaruar se PDK-ja do të kontestojë në Gjykatën Kushtetuese çdo vendim të marrë nga Kuvendi dhe Qeveria, pasi, sipas tij, Kuvendi aktual nuk gëzon legjitimitet.
Ai ka kundërshtuar edhe procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja, duke kërkuar që vendimet e marra gjatë këtij procesi t’i nënshtrohen shqyrtimit kushtetues.
/rtsh.al/