E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘PDK nuk ka koalicion me Kurtin’/ Nika: Kjo është çështje e mbyllur, zgjedhjet treguan rënie të popullaritetit të Kurtit

Situtata postzgjedhore në Kosovë mbetet ende pa një qeveri të re në horizont. Bernard Nika nga Partia Demokratike e Kosovës komentoi për ‘Ballkan Update’ zhvillimet e fundit politike.

Sipas tij, PDK nuk do të krijojë koalicion me Vetëvendosjen edhe nëse janë në opozitë. Sipas tij, popullariteti I Kurtit u dëshmua në rënie edhe nga zgjedhjet dhe se nuk mund të krijojë një qeveri me rend dhe ligj kur vetë ai nuk iu përgjigjet thirrjeve nga prokuroria.

“Po kërkon të ndajë shoqërinë në ato institucione që u beson ose jo. Kryeministri nuk po i përgjigjet ftesës sepse mendon që prokuroria është kundër tij. Rezultatet zgjedhore kanë treguar që ka një rënie ë popullaritetit dhe ky vazhdim i polarizimit është pjesë e strategjisë së tij. Nuk do të zgjidhte modalitete por do i përgjigjet thirrjes nga prokuroria. Si mund të krijojë një qeveri me rend dhe ligj kur nuk iu përgjigjet këtyre thirrjeve.

Kryetari i PDK ka konfirmuar atë që ne mendojmë, nuk do të hyjmë në koalicion me Vetëvendosjen për arsye objektive që kanë të bëjnë me fushtatën, me qeverisjen dhe mosbesimin  që ekziston me Vetëvendosjen. Kjo është çështje e mbyllur dhe Krasniqi e ka ritheksuar që preferojmë të qëndrojmë në opozitë më shumë sesa të krijojmë koalicion me Vetëvendosjen. “

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›