E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDRama te tregoje per aferen mafioze te liqeni

Partia Demokratike ka vijuar serish me akuzat ndaj kreut te bashkise se Tiranes Edi Rama per lejet e ndertimit ne Liqen artificial. Deputetja e PD-se Arenca Trashani ne nje konference per shtyp ka deklaruar se Rama nuk ka dhene shpjegime ne lidhje me kontraten e dhene nga ai per ndertimin e nje objekti tek liqeni.

Edhe pse dje Edvini u shfaq ai nuk dha shpjegime per kontraten me emrin mbiemrin dhe 20 te partnerit te tij. Duke u hallakatur nga LOreali tek dopingu per asnje cast ne konferencen e merzitshme prej nje ore ai nuk u perball me te verteten theksoi Trashani.

Ajo shtoi me tej se Rama gjithashtu nuk u pergjigj pyetjeve te gazetareve dhe as fteses per debat te deputetes duke shtuar se ai nuk
guxoi te shpjegoje per aferen mafioze te qytezes tek liqeni.

Ai nuk u pergjigj se pse vetem kur me detyrim Tan Lepri u be ortak ne kontrate Mr 20 ideoi projektin e 30 katesheve tek liqeni.Ai nuk u be as trim sa grate per te mos i ikur pyetjeve te gazetareve. Nga frika prej lepri nuk guxoi as te permendte emrin e pare e as emrin e dyte te mikut te tij. Mr. 20 genjeu dhe nuk tregoi per kerkesen hileqare me firmen e tij per ndryshimet e destinacionit tek liqenit kundrejt 20 stoi me tej Trashani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›