E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU emeron lobistin ne SHBA per ceshtjen came

Ne diten e pare te takimeve PDU u be forca e pare politike shqiptare qe merr ftese nga Departamenti Amerikan i Shtetit per te diskutuar rreth kesaj ceshtjeje ne prizmin e nje dite kushtuar ndihmes se dhene nga shqiptaret ndaj hebrejve ne Luften e Dyte Boterore ku u ra dakord edhe ne bashkerendimin per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.

Po dje drejtuesit e PDU-se u takuan me lobistin e njohur Charlie Black i cili mori persiper lobimin e intensifikuar dhe te vazhdueshem per ceshtjen came ne institucionet amerikane. Me ftese te vecante te Departamentit Amerikan te Shtetit kryetari i PDU deputeti Shpetim Idrizi si dhe deputeti Dashamir Tahiri moren pjese ne nje aktivitet te rendesishem ne Washington DC ku u pasqyruan perpjekjet e popullit shqiptar per ndihmen e dhene komunitetit hebre gjate viteve te veshtira te pushtimit nazifashist.

Ne kete aktivitet u ngrit dhe u diskutua ceshtja came si nje nga ceshtjet e fundit te pazgjidhura te Ballkanit si edhe ceshtja e hebrenjve ne fokusin e humanizmit te treguar nga populli shqiptar ne shpetimin dhe mbrojtjen e jetes se tyre.

Takimi u hap nga Drejtoresha per Evropen ne Departamentin Amerikan te Shtetit njekohesisht zevendesndihmessekretarja znj. Jennifer Brush. Gjate takimit z.Idrizi theksoi edhe njehere rendesine e njohjes dhe nxjerrjes ne drite ceshtjes came e cila per 60 vjet eshte mbajtur ne heshtje. i derguari special per ceshtjet e holokaustit z. Dauglas Davidson dhe e derguara speciale per monitorimin dhe luften kunder semitizmit zonja Hannah Rosenthal shprehen deshiren e tyre per te mbeshtetur popullin shqipetar qe ka treguar humanizmin e vet sa here i eshte kerkuar nga historia.

Ne keto takime u diskutua thelbi i ceshtjes came marredheniet ballkanike analogjia e ceshtjes came dhe asaj hebreje ne prizmin e tyre kundrejt vuajtjeve te pesuara nga shteti grek ne shekullin e kaluar.
U ra dakord per nje koordinim te punes ne vijim dhe takime te shpeshta dhe te bashkerenduara per te synuar nje sensibilizim dhe zgjidhje perfundimtare te kesaj ceshjte.

Kryetari Idrizi shprehu mirenjohjen e tij per mbeshtjetjen e pakufizuar te gjithe aktoreve te cilet promovojne dhe mbrojne vlerat e patjetersueshme te te drejtave te njeriut ato te prones dhe parimeve te sanksionuara ne kartat nderkombetare e qe jane te pasqyruara edhe ne kushtetuten amerikane dhe ne parimet e komitetit te Helsinkit.

2010-09-28 1242

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›