PE Te vijoje bashkepunimi politik

Parlamenti Evropian ka vlerësuar konsensusin politik të verifikuar së fundmi në Shqipëri dhe i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare që të vijojë në këtë drejtim.
Në seancën kushtuar Shqipërisë, shefi i Delegacionit për Ballkanin, Eduard Kukan ka deklaruar se vetëm zbatimi i reformave mund të sjellë progres në proçesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Vlerësoj dialogun dhe bashkëpunimin politik. Shqipëria po ndryshon për mirë në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë. Vetëm zbatimi i reformave sjell ecjen përpara”, ka deklaruar Kukan.
Nga ana e tyre, relatorët shqiptarë kanë premtuar vazhdimin e konsensusit për çështjet kryesore, mes të cilave Shqipëria po ndryshon për mirë në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë. Vetëm zbatimi i reformave sjell ecjen përpara
Eduard Kukan
Shef i delegacionit për Ballkanin, PE ajo për heqjen e imunitetit, që është prekur nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
“Në Shqipëri ka një frymë të re konsensusi. Ne jemi të angazhuar që dialogu politik të vazhdojë. Qeveria ka kërkuar heqjen e imunitetit të zyrtarëve dhe çështja e imunitetit nuk mund të na pengojë për ecjen përpara”, ka deklaruar Bregu.
Ndërsa ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto e ka vënë theksin tek bashkëpunimi mes palëve për miratimin e ligjeve që kërkojnë tre të pestat e votave.
“Ligjet me shumicë të cilësuar janë miratuar me konsensus, si për shembull Avokati i Popullit. Me konsensus do të miratohen edhe ligje të tjera”, ka thënë Haxhinasto.
Shefi i diplomacisë shqiptare ka renditur edhe prioritetet e klasës politike, si lufta kundër korrupsionit dhe përfundimi në kohë i reformës zgjedhore.
Edhe deputeti socialist Ditmir Bushati, njëkohësisht kryetar i komisionit parlamentar për integrimin, e ka vënë theksin tek nevoja e bashkëpunimit pozitë-opozitë. “Që Parlamenti të funksionojë duhet konsensus”, ka deklaruar ai. Integrimi
BE: Ekonomia, kriter për Shqipërinë
Droga, BE: Shqipëria një vend prodhues
Statusi i vendit kandidat