E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE miraton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën, me të cilën edhe një herë mbështet procesin e integrimit evropiane për vendin.

Rezoluta u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

Në këtë votim ka kaluar edhe amandamenti për të hequr fusnotën nga teksti, ku përmendet emërtimi i Kosovës.

Ky tekst ishte vendosur me propozimin e disa deputetëve nga vendet që nuk e njohin Kosovën.

Kërkesa për ta hequr këtë funsnotë ka marrë shumicën e votave në seancën e sotme të Parlamentit Evropian.

Ky institucion ka miratuar sot edhe rezolutën për Serbinë, e cila i propozon Komisionit Evropian që t’i japë asaj datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›