E Diel, 1 Nëntor 2026

PE rezolutë për rrjetet sociale/ Jo akses për fëmijët nën 16 vjeç

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të re jo të detyrueshme, e cila kërkon vendosjen e një moshe minimale nën 16 vjeç sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian.

Deri në këtë moshë, fëmijët nuk duhet të kenë qasje në platforma online pa autorizim nga prindërit ose kujdestarët.

Rezoluta parashikon gjithashtu një kufi të dytë moshe: fëmijët nën 13 vjeç të mos lejohen aspak të përdorin rrjetet sociale, platformat e shpërndarjes së videove dhe shërbimet e inteligjencës artificiale që funksionojnë si “shokë virtualë”.

Ligjvënësit evropianë argumentojnë se masat janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin mendor të të rinjve, duke theksuar se ekspozimi i hershëm ndaj përmbajtjeve online, krahas presionit social dhe algoritmeve që nxisin varësi, po shkakton rritje të problemeve psikologjike tek adoleshentët.

Megjithatë, dokumenti i miratuar nga Parlamenti Evropian nuk ndryshon automatikisht rregullat në vendet anëtare.

Rezoluta konsiderohet një thirrje politike për vendimmarrësit në nivel kombëtar dhe evropian që të marrin masa konkrete për mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën digjitale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›