PEKIN – 60 viktima dhe nëntë të zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm

PEKIN, 31 korrik /ATSH-DPA-AFP/ – Autoritetet kineze thanë sot se numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Pekin dhe përreth tij është rritur në të paktën 60.
Në kryeqytetin kinez, numri i të vdekurve u rrit nga 30 në 44, ndërsa të paktën tetë persona u raportuan të kenë humbur jetën në qytetin fqinj Chengde, ndërsa përpjekjet e shpëtimit për të gjetur ata që ende mungojnë vazhdojnë.
Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën Pekinin është rritur në 44, me nëntë të zhdukur, ku shumica e vdekjeve kanë ndodhur në një azil pleqsh, njoftuan sot autoritetet.
Pjesë të Kinës veriore, veçanërisht kryeqyteti, janë goditur nga përmbytje të shumta ditët e fundit, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.
”Sipas përllogaritjeve deri në mesditën e sotme, 44 persona kanë vdekur dhe nëntë janë të zhdukur”, tha Xia Linmao, një zyrtar i lartë komunal, në një konferencë për shtyp.
“Mes 23 dhe 29 korrikut, Pekini përjetoi reshje ekstreme shiu”, shtoi ai.
”Ato kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme në njerëz”, theksoi Xia/ /Ad.Ab./