E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PEKIN – Kina, Irani dhe Rusia planifikojnë manovra të përbashkëta “Security Bond-2025”

PEKIN, 9 mars /ATSH-ANSA/- Marina e Kinës, Iranit dhe Rusisë do të kryejnë manovra të përbashkëta ushtarake “Security Bond- 2025” në mes të muajit mars, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Kinë.

Kina do të dërgojë flotën e 47-të të shoqërimit detar, të përbërë nga shkatërruesi “Baotou” dhe anija e furnizimit “Gaoyouhu”, për të marrë pjesë në stërvitje.

Manovrat janë planifikuar të zhvillohen në ujërat pranë portit Chah Bahar të Iranit, duke u fokusuar në goditjet e objektivave detare, operacionet e hipjes dhe inspektimit, kontrollin e dëmtimit dhe misionet e përbashkëta të kërkimit dhe shpëtimit.

“Manovra e përbashkët synon të forcojë besimin ushtarak dhe bashkëpunimin praktik midis vendeve pjesëmarrëse”, tha ministria. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›