PEKIN – Meloni në vizitë zyrtare pesëditore në Kinë

PEKIN, 25 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të zhvillojë një vizitë zyrtare pesëditore në Kinë duke filluar nga e shtuna, njoftoi Pekini zyrtar.
“Me ftesë të kryeministrit Li Qiang (…) kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të bëjë një vizitë zyrtare në Kinë nga 27 deri më 31 korrik”, theksoi në një deklaratë zëdhënësi Mao Ning.
Kjo është vizita e parë e Melonit në Kinë që nga marrja e detyrës në vitin 2022.
Vitin e kaluar, Italia u tërhoq nga marrëveshja e diskutueshme e Rrugës së Mëndafshit me Kinën, pasi ishte i vetmi vend i G7-s që mori pjesë në programin masiv të investimeve të Pekinit.
Para se të vinte në pushtet, Meloni kishte vlerësuar se anëtarësimi në këtë program, gurthemeli i dëshirës së presidentit Xi Jinping për të rritur ndikimin e vendit të tij jashtë vendit, ishte një gabim i rëndë.
Memorandumi jodetyrues i mirëkuptimit midis Romës dhe Pekinit përfshinte angazhime të gjera bashkëpunimi në fushat e logjistikës, infrastrukturës, financave dhe mjedisit./ /os/