E Diel, 1 Nëntor 2026

PEKIN – Xi – Trumpit: Partnerë po, por Tajvani nuk preket

PEKIN, 14 /ATSH – ANSA/ – Partner po, por mos bëni shaka me integritetin tonë territorial, sepse Kina nuk është më ajo e vitit 2017, kur kërkonte të zbutte Shtetet e Bashkuara për të siguruar një armëpushim tregtar.

Ndryshimi i qëndrimit të Xi Jinping është i dukshëm.

Dhe mesazhi që lideri komunist i dorëzon Donald Trumpit , megjithëse pajtues, duket më shumë se kurrë pohues dhe i vendosur.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë “më të rëndësishmet në botë” dhe të dy vendet “duhet të jenë partnerë, jo rivalë”, deklaroi Xi, duke shpresuar që viti 2026 “të jetë një vit kthese”.

Por për Tajvanin ai nuk është i gatshëm të lëshojë as edhe një milimetër: nëse situata nuk menaxhohet siç duhet.

Dy vendet mund të përplasen ose madje të hyjnë në konflikt, duke e shtyrë të gjithë marrëdhënien kino-amerikane në një situatë shumë të rrezikshme.

Një vijë e kuqe e vendosur që në momentet e para të vizitës, e nisur me një shtrëngim duarsh prej 14 sekondash përballë Sallës së Madhe të Popullit, ku Xi priti Trumpin me tapet të kuq, himnin amerikan dhe fëmijë që valëvitnin flamujt e të dy vendeve.

Më pas takimi bilateral, i pari i një serie të gjatë.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›