PHENIAN – Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale në Detin e Japonisë

PHENIAN, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale në Detin e Japonisë, deklaroi ushtria e Koresë së Jugut.
Ky është lëshimi i parë i raketës i kryer nga vendi që nga shtatori i kaluar.
Roja Bregdetare e Japonisë urdhëroi anijet të qëndrojnë në gatishmëri për informacione të mëtejshme.
“Është një provë thelbësore e raketës balistike për të forcuar parandalimin bërthamor dhe është një veprim i duhur ushtarak që përmbush plotësisht qëllimin për të informuar rivalët për aftësinë tonë për të kundërsulmuar”, tha udhëheqësi Kim Jong Un.
Për SHBA-në kjo është ”një shkelje flagrante e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, e cila rrezikon destabilizimin e sigurisë në rajon”./ /os/