E Enjte, 5 Nëntor 2026

PHENIAN – Koreja e Veriut rihapet për turistët

PHENIAN, 17 gusht /ATSH/ – Koreja e Veriut është gati të rihapet për turistët për herë të parë pas pesë vjetësh, shkruan BBC.

Vendi hyri në bllokim kufijsh në fillim të vitit 2020 për shkak të pandemisë Covid, por tani vendi do të jetë e disponueshme për vizita duke nisur nga muaji dhjetor.

Të paktën dy operatorë me bazë në Kinë kanë njoftuar se së shpejti turistët do të lejohen të vizitojnë qytetin malor verior të Samjiyon.

Udhëheqësi i vendit, Kim Jong Un, ka njoftuar planet për të rindërtuar aeroportin Samjiyon dhe për të kthyer një bazë ushtarake në një vendpushim skish.   /os/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›