E Hënë, 2 Nëntor 2026

PL-ja kërkesë kreut të Policisë: Duam emrat e policëve që arrestuan Ilir Metën

Partia e Lirisë i ka dërguar një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ku kërkojnë të dinë më shumë informacione për arrestimin e Metës.

Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi është shprehur se duan të dinë se kush janë emrat e policëve që arrestuan Ilir Metën.

Sipas Blushit, këto dy institucione duhet të kthejnë përgjigje brenda datës 7 nëntor.

Blushi thekson ndër të tjera se arrestimi i Ilir Metës është bërë në kundërshtim me ligjin, teksa shton se nëse nuk i përcillen emrat do të ndiqet rruga e drejtësisë, duke i kallëzuar penalisht.

“Ilir Proda do të jeta ai që do të mbajë përgjegjësi penale dhe ne do ta kallëzojmë për dy vepra penale, moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre”, tha Blushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›