PNUD mbështet zhvillimin lokal në Gjirokastër

Merino gjithashtu uroi kryetarin për miratimin së fundmi të Planit Lokal të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.
“Ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe përgatitjen e bashkisë për sfidat e ardhshme klimatike”, tha Merino.
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bashkimi Europian po mbështesin bashkinë Gjirokastër për të sjellë shërbimet bashkiake edhe më afër banorëve, siç është p.sh çelja e zyrës me një ndalesë në njësinë administrative Lunxhëri.
Gjithashtu përmes projektit “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës” po punon për përforcimin e modeleve gjithëpërfshirëse dhe aktive të punësimit. Fokus është nxitja e qasjeve të integruara për zhvillimin e qëndrueshmërisë së tregut të punës, duke bërë së bashku zhvillimin e aftësive, promovimin e punësimit dhe kujdesin social dhe angazhimin me të gjithë aktorët e tjerë rajonalë dhe lokalë të tregut të punës.
Ndërkohë që me mbështetjen e PNUD dhe në bashkëpunim me institucionet e linjës po punohet për adresimin e sfidave në fushën e mjedisit, ndryshimeve klimatike dhe kërkimit shkencor, ku një vend të rëndësishëm zë dhe bashkëpunimi për menaxhimin e zonave te mbrojtura, ruajtjen e vlerave natyrore dhe vënien e tyre në shërbim të zhvillimit të turizmit dhe kërkimit shkencor. 1 nga 2