E Martë, 3 Nëntor 2026

POGRADEC/ 78-vjeçari bën për spital të shoqen, goditje me dru

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Një ngjarje e rëndë në familje është regjistruar pasditen e së shtunës në Pogradec, ku një 69-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pas një konflikti me bashkëshortin e saj.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1 të qytetit, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka goditur në kokë me një shkop druri bashkëshorten e tij, Sh. Sh., 69 vjeçe.

E plagosura është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, 78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Pogradec/ 78-vjeçari godet me shkop bashkëshorten, 69-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

Sponsorizuar

Një ngjarje e rëndë në familje është regjistruar pasditen e së shtunës në Pogradec, ku një 69-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pas një konflikti me bashkëshortin e saj.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1 të qytetit, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka goditur në kokë me një shkop druri bashkëshorten e tij, Sh. Sh., 69 vjeçe.

E plagosura është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, 78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje. m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›