POLONI – Blinken: Izraeli duhet të mbrojë punëtorët humanitarë

VARSHAVE, 12 shtator /ATSH-ANSA/ – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i kërkoi Izraelit të mbronte punonjësit e ndihmës pasi gjashtë anëtarë të stafit të UNRWA u vranë në një sulm izraelit në Gaza dje.
“Ne duhet të sigurojmë që vendet humanitare të mbrohen, dhe kjo është një çështje që ne vazhdojmë ta ngremë me Izraelin,” tha Blinken nga Varshava.
Kreu i diplomacisë amerikane mbërriti në Poloni me tren, pas një vizite në Kiev së bashku me ministrin e Jashtëm britanik, David Lammy, ku të dy u zotuan se do të shqyrtonin shpejt kërkesat e Kievit për autorizim që të mund të godiste thellë territorin rus me raketa perëndimore.
Në Varshavë, Blinken do të takohet veçmas me kryeministrin Donald Tusk dhe presidentin Andrzej Duda. /os/