E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR akuzon Ramën: Po dëmton imazhin e vendit

Nënkryetari i Partisë Republikane Aleksandër Garuli tha gjatë një konference për shtyp në selinë e PR-së se “çdo përpjekje e Ramës për të përbaltur zgjedhjet e 28 Qershorit, dëmton drejtpërdrejt imazhin e vendit dhe fyen qytetarinë me të cilën shqiptarët realizuan këto zgjedhje”.

Garuli theksoi se “lideri i PS-së, ka filluar një lojë politike për kontestime të pabazuara në ligj edhe në ato zona , ku shumica e komisionerëve kanë qenë të PS-së, vetëm për të krijuar kaos dhe për të mos vënë para përgjegjësisë shkaktarët që i sollën humbjen”.

Ai tha se “rezultati i këtyre zgjedhjeve shpreh qartë se të drejtën kushtetuese për të krijuar qeverinë, elektorati shqiptar ia ka dhënë koalicionit “ Aleanca për Ndryshim” me diferencë të patjetërsueshme nga koalicioni i PS-së” duke shtuar se “pranimi i humbjes reale do t’i shërbente vetë Partisë Socialiste, duke i dhënë asaj statusin e një opozite konstruktive”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›