PROJEKT LIGJ PER PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994, “PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR”, TË NDRYSHUAR”
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994, “PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, të ndryshuar, të bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Paragrafi i fundit, i nenit 9, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Masa vjetore e financimit përcaktohet në buxhetin e shtetit. Ministria e Mbrojtjes bën ndarjen e fondit për çdo organizatë veteranësh, bazuar në planin vjetor të veprimtarive, të planifikuara nga këto organizata, në fillim të çdo viti, dhe në numrin e veprimtarive, të kryera në vitin e mëparshëm.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI