PROJEKTLIGJ “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8653, DATË 31.7.2000, « PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË », TË NDRYSHUAR »
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8653, DATË 31.7.2000, « PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË », TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, 83, pika 1, dhe 108, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.8653, datë 31.7.2000, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Pikat 2 e 3, të nenit 1, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“2. komuna……………………… 305
3. bashki……………………… 68
- Bashkia e Tiranës ka 11 njësi bashkiake.”.
Neni 2
Pasqyrat IX, Qarku Lezhë, X, Qarku Shkodër dhe XI, Qarku Tiranë zëvendësohen, përkatësisht, me pasqyrat IX, Qarku Lezhë, X, Qarku Shkodër dhe XI, Qarku Tiranë, që i bashkëlidhen këtij ligji.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI