PROJEKTLIGJ “PËR RATIFIKIMIN E NJË NDRYSHIMI NË MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MISIONIT TË ADMINISTRATËS SË PËRKOHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË (UNMIK), NË EMËR TË INSTITUCI
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E NJË NDRYSHIMI NË MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MISIONIT TË ADMINISTRATËS SË PËRKOHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË (UNMIK), NË EMËR TË INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE TË KOSOVËS
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e një ndryshimi në marrëveshjen e tregtisë së lirë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në emër të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI