PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT TOPI ME RASTIN E PRITJES SË VITIT TË RI PËR TRUPIN DIPLOMATIK.

14 janar 2009
I nderuar Ministër i Punëve të Jashtme,
I nderuar Dekan i Trupit Diplomatik,
Shkëlqesi ambasadorë, përfaqësues të Trupit Diplomatik,
Të nderuar anëtarë të qeverisë dhe deputetë!
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Kaloi një vit dhe ne po takohemi sërish në pritjen tradicionale të Vitit të Ri, të organizuar posaçërisht për ju, përfaqësuesit e vendeve mike dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë.
Më lejoni t’ju falënderoj për urimet e përzemërta, miqësore dhe inkurajuese, që më keni dërguar me këtë rast duke ju siguruar juve dhe autoritetet e larta të shteteve, që ju përfaqësoni për seriozitetin dhe përgjegjësinë në partneritetin tim edhe gjatë vitit që sapo ka filluar!
Viti, që kaloi ka pasur zhvillime shumë dinamike në marrëdhëniet ndërkombëtare, në planin global, rajonal, shumëpalësh apo dypalësh. Transformimet e thella, që përjeton bota bashkëkohore, nënvizuar sidomos nga procesi i mëtejshëm të demokratizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme, ndikuan dukshëm pozitivisht në politikën e jashtme të Shqipërisë, duke evidentuar më shumë pandryshueshmërinë e qëllimeve dhe objektivave të saj afatgjata.
Shqipëria, si asnjë vend tjetër, përbën rastin e veçantë të unifikimit dhe konsensusit të brendshëm politik ndaj çështjeve thelbësore të politikës së jashtme të saj.
Qëndrimi ndaj anëtarësimit në NATO-s, qëndrimi ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian, qëndrimi ndaj Kosovës dhe politika e bashkëpunimit rajonal kanë bashkuar jo vetëm zërin dhe qëndrimin e të gjithë spektrit politik në Shqipëri, por edhe mbështetjen e gjerë të opininit publik dhe mediatik. Dhe jo vetëm kaq, por ky qëndrim mbetet në harmoni me qëndrimet dhe politikat e vendeve mike dhe strategjike të Shqipërisë duke krijuar një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Kjo simbiozë përbën çelësin e ngjarjeve e të sukseseve të vitit, që kaloi dhe premisën për të përballuar, përsëri së bashku, sfidat e vitit që po fillon.
Kosova fitoi pavarësinë e saj duke ndryshuar përfundimisht konfigurimin politik të Ballkanit Perëndimor dhe krijimin e kushteve të favorshme për ritme më të shpejta integruese dhe bashkëpunuese të rajonit tonë. Gjatë vizitës sime zyrtare të para disa ditësh në Kosovën e pavarur, mora sigurinë nga elita politike kosovare, dhe nga përfaqësuesit në Kuvendin e Kosovës të pakicave kombëtare serbe dhe të tjera, se ata janë të ndërgjegjshëm për sfidat politike, ekonomike, sociale dhe të politikës së jashtme që kanë përpara, por sidomos të vendosur t’i përballin ato me përgjegjësi. Në këtë përballje, Kosova ka mbështetjen e miqve dhe të aleatëve të saj ndërkombëtare. Ne jemi në krah të saj.
Dëshiroj të falenderoj edhe një herë të gjithë ato vende, të cilat mbështetën, ndihmuan dhe inkurajuan Shqipërinë për të prekur aspiratën e saj euroatlantike në Samitin e NATO-s, më 3 prill në Bukuresht! Ne shpresojmë dhe besojmë se procesi i ratifikimit të protokolleve dypalëshe të anëtarësimit nga vendet e Aleancës do të përfundojë në kohë për të festuar së bashku rëndësinë rajonale dhe globale të këtij vendimi. Anëtarësimi i plotë në Samitin e ardhshëm të NATO-s e ngarkon Shqipërinë me përgjegjësi të reja rajonale e globale. Ai evidenton rolin e saj në prodhimin e sigurisë, jo vetëm të brendshme, kërkon partneritet shumëpalësh e dypalësh dhe standard të lartë të vetëdijes së brendshme politike e demokratike.
Politika rajonale bashkëpunuese e Shqipërisë do të vazhdojë të luajë rolin e saj moderator ndaj proceseve integruese të nisura tashmë dhe kam besimin se së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të gjenerojë forca për të krijuar klimën dhe hapësirën e domosdoshme të sigurisë në interes të zhvillimit dhe mirëqënies së popujve tanë. E konsideroj lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë brenda hapësirës rajonale jo vetëm si domosdoshmëri në interes të bashkëpunimit dhe të ndërtimit të një tregu të lirë dhe pa pengesa administrative, por edhe si hap prove ndaj procesit liberalizues, të nisur tashmë, në raport me vendet e Shengenit.
Zonja dhe zotërinj ambasadorë,
Viti 2009 është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Në pritje të përmbylljes së procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, Shqipëria duhet të përgatitet për të kërkuar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky akt formal kërkon prova bindëse ndaj Brukselit. Ato janë përmbushja e standardeve demokratike në të gjitha fushat në Shqipëri. Funksionimi i shtetit të së drejtës, rregullimi i drejtë i raportit pronë, pronar dhe pronësi, thellimi i luftës kundër korrupsionit, respektimi i pavarësisë së institucioneve kushtetuese, realizimi i reformave ne drejtësi për shtetasit dhe jo shtetarët, konsolidimi i lirisë së medias dhe së fundi zhvillimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pakontestueshme.
Sot unë dekretova datën 28 qershor të këtij viti, si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri me mendimin, shpresën dhe besimin se ky është çasti më i rëndësishëm politik i demokracisë shqiptare dhe i pluralizmit në Shqipëri. Kjo datë përbën mundësinë e madhe për t’u shkëputur nga tranzicioni politik në vendin tonë. Këtë përgjegjësi duhet ta ndjejnë të gjitha forcat politike në Shqipëri, si maxhoranca ashtu edhe opozita, duhet ta ndihmojnë të gjitha mediat nëpërmjet lirisë dhe objektivitetit të tyre. Pjesë e kësaj përgjegjësie duhet të bëhen të gjithë shtetasit tanë duke i nxitur të shprehen të lirë, të sigurt dhe të qetë si nëpërmjet ndërtimit të një infrastrukture bashkëkohore, ashtu edhe nëpërmjet zhvillimit të një fushate transparente, civile dhe programore.
Ndihma, këshillimi dhe vlerësimi juaj dhe i vendeve mike apo organizatave që ju përfaqësoni, shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, për hapat që Shqipëria hedh në rrugën e saj drejt lirisë dhe demokracisë së vërtetë janë sa të sinqerta e inkurajuese, aq edhe të mirëpritura nga shqiptarët. Ata nuk janë vetëm në këtë betejë të rëndësishme të jetës së tyre. Shqiptarët e vlerësojnë këtë fakt dhe ju janë mirënjohës.
Në përfundim kam kënaqësinë e veçantë që sot t’ju uroj juve, familjeve dhe bashkëpunëtorëve tuaj, një Vit të Ri të lumtur, të bukur dhe të suksesshëm në jetën private edhe në misionin tuaj përfaqësues në Shqipëri!
Gëzuar!