E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS- PD debate ne Kuvend per dekretet e Topit

Maxhoranca thote se do te kaloje per votim ne parlament kandidaturat e presidentit per anetare te gjykates kushtetuese kur te jete gati raporti i komisionit te ligjeve nderkohe qe ka patur edhe nje kerkese te Astrit Patozit per shtyrje. Por opozita foli per shkelje te procedurave pasi dekretet duhet te ishin ne rendin e dites se seances plenare te 4 nentorit.

Namik Dokle Pse shkelni afatet e paraqitjes se kandidaturave per gjykaten Kushtetuese Per me teper qe edhe kandidaturat e tjera jane ne shkelje te afatit

Vasilika Hysi Te fusin ne rend te dites kater dekretet e presidentit meqenese procedura ka perfunduar me date 1 dhe ne kemi gjithcka prej tre ditesh me pare ne duart tona.

Astrit Patozi Une po ju bej nje pyetje te thjeshte Cfare opozite jeni ju qe nuk perfillni institucionet kushtetuese te avokatit te shtetit qe eshte shume i rendesishem per sistemin tone por vini te gjithe si dele per disa emra te gjykates Kushtetuese.

Gramoz Ruci Se ne kete seance shkelet neni 111 paragrafi 5 i rregullores qe dekretet e presidentit per anetare te gjykates Kushtetuese ne kete seance eshte afati i fundit.

Jozefina Topalli Ne momentin qe do te vije relacioni nga komisioni i ligjeve do ti vihet seances plenare. Nderkohe kam nje leter nga kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike qe kerkon qe per shkak te nje kerkese te drejtuar nga nje grup deputetesh gjykates Kushtetuese te pritet vendimi i gjykates Kushtetuese. Ky nuk eshte nje vendim qe e marr une por nje vendim qe do e marri seanca plenare kur te vije momenti.

Nje grup deputetesh te Partise Demokratike i jane drejtuar gjykates kushtetuese per interpretimin e kritereve te perzgjedhjes se anetareve te vete ketij institucioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›