E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: 1.8 milion eurot e Priftit, maja e ajsbergut të korrupsionit Berisha-Meta

Tiranë, 16 korrik, NOA Selia rozë ka ritheksuar sot në një konferencë për shtyp se ministri Dritan Prifti duhet të shpjegojë publikisht burimin e pasurisë prej 1.8 milion eurosh që ka fituar vetëm gjatë vitit të tij të parë si Ministër i Ekonomisë, një kërkesë kjo që i referohet aferave të tij korruptive si ministër i qeverisë Berisha, duke arritur të përfitojë mesatarisht 150. 000 euro çdo muaj në kulm të krizës ekonomike.

Duke iu referuar deklaratave të djeshme të ministrit Prifti në seancën plenare të kuvendit, dhe deklarave të sotme të ministrit të Ekonomisë, deputeti i PS-së, Armando Subashi deklaroi se Dje Dritan Prifti iu përgjigj akuzave të opozitës duke hedhur baltë e duke lëshuar shpifje të denja vetëm për një njeri që ka humbur logjikën, por të gjitha këto janë veçse përpjekje të kota për të larguar vëmendjen nga kjo histori korrupsioni marramendës.

Sot Partia Socialiste e përsërit kërkesën që Ministri i Ekonomisë të na sqarojë sesi funksionon kjo mrekulli ekonomike që u lejon Ministrave të qeverisë Berisha-Meta të fitojnë 1.8 milion euro ose 2 miliardë e gjysmë lek në një vit të vetëm si ministër, theksoi Subashi.

Sipas tij ministri Prifti duhet të sqarojë lidhur me tenderat dhe liçencat e dhëna dhe nderet e favoret që i janë dashur të bëjnë për të përfituar mbi vete 1.8 milion euro në një vit të vetëm.

Deputeti i PS-së, tha se Prifti dhe kolegu i tij i partisë, Petrit Vasili duhet të na shpjegojnë lidhjen me kompaninë farmaceutike Megafarma prej të cilës Dritan Prifti ka marrë 1.8 milion euro ose 2 miliard e gjysme lek. Si shpjegohet që kjo kompani në pronësi të rrethit familjar të Petrit Vasilit, e cila ka fituar miliona euro tendera ilaçesh, i paguan miliona euro një tjetër ministri të LSI-së për aksionet e një firme fantazëm?

Deputeti Subashi nënvizoi se i tërë pasurimi prej 1.8 milion eurosh të ministrit Prifti janë veç maja e ajsbergut të korrupsionit ku është kredhur qeveria Berisha-Meta.

Sipas PS-së, 1.8 milion eurot e Priftit dhe milionat e tjera që kanë futur në xhep ministrat dhe drejtuesit e lartë të LSI-së, shpjegojnë fare mirë arsyen përse Dritan Prifti, Petrit Vasili dhe Ilir Meta trafikuan 80 000 vota të majta për tu shpërblyer më pas nga Sali Berisha me miliona euro të fituara nga aferat korruptive.

Ps, i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të hetojë mbi këto lidhje korruptive e klienteliste të ministrave të LSI me bizneset, gjithashtu të hetojë edhe për milionat e fituara prej tyre në mënyrë korruptive.

Selia rozë duke iu referuar kontrollit të organeve të drejtësisë nga mazhoranca në pushtet, apeloi se nëse organet e drejtësisë nuk hetojnë në lidhje me këto afera, kjo do të ishte prova më e turpshme se në Shqipëri, shteti është kapur dhe se sistemi i drejtësisë i këtij vendi ka dështuar në mënyrë të pashpresë.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") nertila |16/07/2010 17:25:14 sistemin e drejtesise e keni bere per te deshtuar me kohe dhe as ju e as ato te
PD nuk jeni me te mire....kushedi edhe sa breza do te duhen akoma qe vendi jone
te kthehet ne nje vend te sigurte dhe te qete... Komentoje 1 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/26851-ps-18-milion-eurot-e-prifti-maja-e-ajsbergut-te-korrupsionit-berisha-meta';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›