E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: 20 mijë vetë humbën punën

Partia Socialiste akuzon qeverinë se ka fshehur të dhënat reale të ekonomisë, ndërkohë që në vitin 2009, 20 mijë vetë kanë humbur punën.

Deputeti socialist Ilir Beqja deklaroi se qeveria e Sali Berishës po vjedh edhe në xhepat e shqiptarëve, pa bërë dallim mes tyre.

"Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajt e parë të këtij viti, importi i makinerive dhe pajisjeve ka rënë me ¼, importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve ka rënë me 1/5, kredia afatmesme për investime në linja prodhimi ka rënë, eshtë shtuar vetëm kredia për kapital qarkullues, pra për të paguar paga e detyrimeve, sepse Ministri i Financave e shkeli edhe premtimin publik se deri në fund të shkurtit do të likujdonte të gjitha detyrimet ndaj sipërmarrësve që punojnë në punë publike, kreditë e këqija kanë arritur 11.5 % të portofolit të kredive", u shpreh Beqja.

Bazuar në këto të dhëna,Beqja theksoi se në Shqipëri nuk ka investime, ndërsa 20 mijë vendet e humbura të punës askush nuk jep informacion se si do të rikuperohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›