PS 22 -vjeçe, Rama fton nëfestë dhe Berishën e Nanon
Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ Feston dhe fitoren e zgjedhjeve "Pakti për detin, në respekt reciprok me Greqinë"
TIRANE - Partia Socialiste do të festoj mbrëmjen e sotme 22 vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i PS-së Edi Rama do të festojë në ambientet e Hotel “Sheraton” jo vetëm përvjetorin e 22-të të partisë që ai drejton por edhe fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Në këtë ceremoni të posaçme nga burime të Partisë Socialiste mësohet se janë ftuar figura të njohura të kësaj force ndër vite por edhe personalitete te njohur të politikës, si kryeministri në detyrë zoti Sali Berisha, kryetari i partisë Republikane Fatmir Mediu , kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Prezent do të jënë dhe përfaqesues të trupit diplomatik, komuniteteve fetare, gazetarë, opinionistë si edhe figura të shquara nga fusha e artit.
Në këtë aktivitet janë ftuar edhe krerët e partive aleate të cilët ishin në kolicion me Partinë Socialiste, përfshi këtu edhe kreun e lsi Ilir Meta i cili rikthehet pas shumë vitesh në një festë të tillë në krah të socialistëve.
Mësohet se ftesë kryetari Edi Rama i ka dërguar edhe paraardhësit të tij Fatos Nano, por burime nga Partia Socialiste bëjnë më dije se Nano s’do të jetë i pranishëm, pasi ndodhet jasht vendit. Në ftesën që kryetari i Partisë Socialiste ka dërguar shkruhet se “ Këtë herë festa e ditëlindjes së partis sonë u programua për pas fitores së 23 qershorit dhe do të bëhët në mbrëmjen e të hënës 1 Korrik . Me dëshirën për të ndarë me ju kënaqësinë e përvjetorit të Partisë Socialiste fill pasi shqiptarët na kanë besuar ne dhe aleatëve tanë në drejtimin e punëve të vendit, ju ftoj të na nderoni me praninë tuaj”.
Kryesocialisti do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Basha dhe pritet të mbajë edhë një fjalë gjatë ceremonisë .
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)