E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: 25% e fëmijëve në varfëri. Gjermeni: Berisha dështoi me politikat sociale

Dështimi me politikat sociale për fëmijët është një tjetër arsye për ti thënë jo Kryeministrit Berisha në 23 qershor. Kështu ka deklaruar deputetja e socialsite Eglantina Gjermeni në një dalje për mediat në kuadër të nismës së PS 100 arsye për të mos votuar Sali Berishën.

Berisha dështoi me politikat sociale për familje dhe fëmijë, me punësimin, me luftën kundër varfërisë, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Një në tre fëmijë është në nevojë, por vetëm nje e treta e tyre merr shërbime, 160 mijë fëmijë jetojnë me ndihmë ekonomike, 25% e fëmijëve jetojnë në varfëri që do të thotë se janë më të paushqyer, shëndetlig dhe nuk e kanë luksin për jetë normale- tha Gjermeni.

Sipas zonjës. Gjermeni, qeverisë aktuale i mungon vullneti për të zgjidhur këtë situata duke mos ndërmarrë politikat e duhura. Ndërkaq ajo theksoi se PS e ka në qendër të programit të saj, ndërhyrjen, integrimin dhe parandalimin për gjithë këtë kategori fëmijësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›