E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Argita trego ku i merr parate

Siç edhe kishte premtuar në deklaratën e fundit më 24 Dhjetor, deputeti Taulant Balla i është rikthyer kërkesave në emër të opozitës, për transparencë të pasurive të Kryeministrit Sali Berisha dhe fëmijëve të tij.

“Përfshirja së fundmi e fëmijëve të kryeministrit në prodhimin e baltës antiopozitare për llogari të babit,  na shton edhe më shumë bindjen se punët e shtëpisë dhe punët e Qeverisë për Sali Berishen janë një”, tha deputeti Balla në fillim të deklaratës.

“Si të gjithë të korruptuarit e mëdhenj në krye të një pushteti të diskredituar, edhe Saliu s'gjen dot rrugë më të denjë për të ikur përvecse duke hedhur baltë sa të mundet. Origjinaliteti i Saliut është se ka futur edhe fëmijët tani në punë kundër opozitës. Sepse nuk i mjafton foltorja e PD për t'i diktuar asaj vajzës së botës përditë me telefon sharjet kundër opozitës, po tani ka ngritur nga një zyrë shtypi edhe në shtëpinë e vajzës edhe në vilën e djalit”, u shpreh Balla.

Pavarësisht disa reagimeve të Shkëlzen dhe Argita Berishës, për deputetin Balla pyetjet e opozitës për transparencë të pasurive të tyre mbetet pa përgjigje.

“Kush e ka paguar Argita Berishën për mësuesi me rrogat e honoraret që ajo pretendon, të cilat kalojnë imagjinatën e cdo mësuesi, pedagogu dhe shkencëtari në Shqipëri? E dyta, kush janë bizneset që kanë përfituar nga aftesitë profesionale të Shkëlzen Berishës si ndërmjetës apo shqip sekser, dhe që e kanë paguar për shërbimet e tij me shuma që kalojnë imagjinatën e cdo shqiptari që nuk ka vetë një biznes të madh? Dy pyetje që duan dy përgjigje dhe jo dy çarçafë plot baltë nga shtëpia e vajzës dhe djalit të Kryeministrit në adresë të opozitës”, tha Balla.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›