E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Armet shqiptare ne Jemen

Merr përmasa akoma më të mëdha afera e dyshimtë  mes Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes dhe tregtarëve serbë të armatimeve.

Ministria e drejtuar nga Arben Imami, është përfshirë në tregti armësh me shtetasin serb Sllobodan Tesic, i listuar në listën e zezë të Këshilli i Sigurimit Kombeve të Bashkuara pasi kompania e tij "Moon Storm Enterprises" ka tregtuar armë rregjimeve të cilësuara nga SHBA-si terroriste. Deputeti Erjon Braçe ka faktuar lidhjet e Tesic me Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes.

"Kompania 'Moon Storm' eshte ne zoterim te shtetasit serb Sllobodan Tesic, shtetas qe eshte listuar ne te zeze nga OKB.Dokumentat e tregojne kompanine e tij dhe ate vete, te perfshire ne furnizimin me arme te diktatoreve barbar te Afrikes, te hershmit dhe te rinjte.Periudha te ciles i referohen dokumentat dhe informacionet eshte pikerisht kjo e lidhjes se kontratave per raketat ne Shqiperi: 2009, 2010, 2011.Por sot, nen driten e dokumentave te reja, kjo periudhe rezulton si periudha e nenshkrimit ne seri te kontratave te shitjes se armatimit te Ministrise se Mbrojtjes me Moon Storm, kompanine e shtetasit serb te listuar ne te zezen e OKB-se Tesic. Madje i favorizuar ne shtyrje te herpashershme te afateve kontraktuale duke insistuar deri ne fund ne realizimin e kontrates me te", u shpreh Braçe.

Sipas deputetit Braçe armët e përfshira në këto kontrata me kompaninë "Moon Storm Enterprises" të Sllobodan Tesic kanë përfunduar në Jemen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›