E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Bashkëshorti i Bregut mashtroi

Një ditë pasi Tomi Kola, drejtor i QKR-së, deklaroi se Namik Ajazi ka kerkuar me shume se nje vit me pare kalimin ne status pezull te kompanise ne te cilen ai ishte aksioner, Partia Socialiste deklaroi se zotëron një letër të datës 12 korrik, ku zoti Namik Ajazi ka firmosur me cilësinë e admnistratorit të përgjithshëm.

“Cfarë thuhet në brendësi të letrës në fjalë? Për shkak të karakterit të ngutshëm, Namik Ajazi kërkon të mbledhë ortakët e kompanisë MIA International për të dhënë dorëheqje. Pra, deri përpara pak ditësh, Namik Ajazi, bashkëshorti i Majlinda Bregut, jo vetëm nuk kishte dhënë dorëheqjen, jo vetëm firmoste si administrator dhe ortak, por vetë pranon se kompania ishte aktive, dhe se zotëria në fjalë ishte në funksionet e tij të plota si administrator dhe ortak. Pyetja që natyrshëm ngrihet është: Cila na qenka kjo arsye emergjente për të cilët flet bashkëshorti Ajazi dhe për të cilën kërkon mbledhjen e menjëhershme të ortakëve. A mos vallë pikërisht në ditët kur opozita denonconte koncensionet korruptive, bashkëshorti i ministres kish filluar të nuhaste se skandali i rradhës do të ishte pikërisht i tiji dhe bashkëshortes ministre? Si ka mundësi, që Drejtori i QKR, edhe pse mban të depozituar këtë shkresë, përsëri ka paturpësinë për të dalë dhe për të zbatuar urdhërin e Majlinda Bregut sipas të cilës bashkëshorti është dorëhequr një vit më parë?”, deklaroi deputetja socialiste Olta Xhacka.

Sipas Partisë Socialiste gjërat janë të qarta: këto dokumenta ku zoti Ajazi figuron i dorëhequr janë manipuluar nga Drejtori i QKR-së. Dhe për këtë, sipas Partisë Socialiste, ai duhet të japë dorëheqjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›