PS Berisha deshtoi me turizmin

Partia Socialiste renditi një sërë faktesh që sipas saj dëshmojnë
dështimin e Kryeministrit Berisha, në një prej sektorëve thelbësor, siç
është turizmi.
Besnik Bare tha se Berisha premtoi nje zhvillim te qendrueshem por ka deshtuar me turizmin per shkak te ndotjes. Deputeti Bare premtoi pastrimin vendit brenda mandatit të parë. "Për Partinë Socialiste mbrojtja e mjedisit do të thotë zhvillim i qëndrueshëm, si vlerë në zhvillimin ekonomik, atë të shëndetsis, të turizmit, të edukimit dhe të peisazhit. Objektivi ynë është krijimi i Inspektoratit Kombëtar të Pastrimit, që do të mundësojë një Shqipëri pa plehra, brenda mandatit të parë qeverisës.Pas 23 qershorit ne do të fillojmë një aksion të pandalshëm për të pastruar nga mbetjet territorin e Shqipërisë", tha Bare. Blushi e Balla, fushatë në Librazhd Deputetët socialistë Ben Blushi dhe Taulant Balla nisën fushatën zgjedhore në qytetet e Përrenjasit dhe Librazhdit. Ben Blushi tha se Partia Socialiste ka një listë të balancuar dhe që përfaqëson më së miri çdo qytetar të këtij rrethi. Sipas tij në 23 qershor vota është për Shqipërinë evropiane, për t’i rikthyer qytetarët në punë dhe për të përmirësuar jetesën e tyre. Ndërsa deputeti Balla, u ndal në problematikat që ka ky qytet. Taulant Balla u premtoi qytetarëve të Përrenjasit se Partia Socialiste në mandatin e saj të parë do të hapë 500 vende te reja pune në këtë qytet, duke e kthyer Prrenjasin në një qendër prodhimi.