PS Berisha do te vjedhe Shalen
PD pasi ka dështuar në javën e shkuar në realizimin e kërkesës për pavlefshëmëri të zgjedhjeve në komunën Shalë drejtuar KQZ-së, sic edhe pritej, e ka cuar kërkesën në Kolegjin Zgjedhor.
Nuk dihet ende se kush do të jetë trupa e gjyqtarëve që do të shqyrtojë ankmimin këtë të premte. Një veprim të tillë ndërkohë që është shpallur fitues kandidati i Pastisë Socialiste për të majtët, shihet si një tentativë e hapur për të rrëmbyer këtë mandat.
Deputeti Taulant Balla nga selia rozë mesditën e së mërkurës, ka akuzuar direkt kryeministrin Sali Berisha si ideatorin e kësaj vjedhjeje.
“Sali Berisha, partia dhe makinareia e tij zgjedhore, po mbajnë peng rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, sepse duan të vjedhin edhe mandatin e komunës Shalë. Pasi keqpërdori ditën e zgjedhjeve, policinë e shtetit, me helikotperë e forca speciale, pasi numëroi vet votat me Ristanin, pasi gjithë shqiptarët e panë fitoren e kandidatit tonë në Shalë, Saliu nuk po pranon humbjen dhe po rivë në veprim skemën e “vjedhjes në bashkëpunim” të një mandati përmes KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor”, ka deklaruar Balla.
Pas Tiranës komuna Shalë në rrethin e Shkodrës ishte më problematikja për zgjedhjet e pushtetit vendor. Dështimi i mbajtjes së zgjedhjeve për tre hërë rresht do të merrte fund të dielën e 21 gushtit, kur 2.800 zgjedhësve iu dha mundësia për të votuar.
Debatet do të ishin përsëri prezente në përfundim të votimit se ku do të numëroheshin kutitë e votimit.
Socilialistët e kundërshtuan numërimin në KQZ, por vendimi i këtij institucioni me shumicë votash realizoi dëshirën e demokratëve që numërimi të zhvillohej në Tiranë edhe sic ndodhi ku kandidati Balë Vuksani nga Aleanca për të Ardhmen, u shpall fitues me 3 vota më shumë se kandidati rival Dedë Tonaj.
Nëse Kolegji Zgjdhor do t’i japë të drejtë ankesës së PD për pavlefshmëri, që automatikisht e con Shalën për të pestën herë në votim, do të thotë përsëri miliona lekë shpenzime plus atyre të shpenzuara për forcat speciale që garantuan rendin përpara dhe pas votimit.