PS: Berisha, në panik prej borxhit financiar

Thatësira financiare e detyron qeverinë të rrisë huamarrjen e brendshme në 856% larg normalitetit dhe kjo vetëm në 4 muajt e parë të 2010 dhe ky borxh i frikshëm është shenjë e qartë e panikut financiar dhe qeverisës që ka kapur zotin Berisha. Kështu është shprehur nënsekretari për programin në PS Ervin Bushati në një konferencë për shtyp. Sipas tij investimet private dhe kreditimi i biznesit bllokohen në këtë mënyrë nga qeveria që asfikson ekonominë në vend.
"Shteti është "Borxhliu i Sëmurë", që po infekton dhe sektorin privat në një kthesë të rrezikshme të ekonomisë sonë. Përplasja me Bankën Botërore, së fundmi si me çdo faktor tjetër ndërkombëtar, është një ogur i aspak i mirë për mënyrën se si po shkojnë financat publike dhe ekonomia shqiptare në këtë periudhë krize. Etja e qeverisë për likuiditete është dëshpëruese, sidomos kur qeverisë i mungojnë nga arka e shtetit 10 miliardë që në 4-mujorin të 2010" shtoi Bushati.