E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Bushati: Bode gënjen shqiptarët kur thotë se vendi nuk është në krizë ekonomike

Tiranë, 16 dhjetor NOA Nënsekretari i PS-së, Ervin Bushati ka dalë sot në një deklaratë për shtyp për të reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Ridvan Bode i cili tha se Shqipëria nuk është në krizë por opozita po deformon situatën.

Ku e gjen kurajën ministri i piramidave të 96 për të dalë e për të gënjyer sërish shqiptarët, 13 vjet më pas. Si mund tu thuash shqiptarëve se vendi ynë nuk është në krizë dhe ekonomia është në rritje, kur çmimet po shtrenjtohen çdo ditë, kur monedha po pëson rënie drastike, kur biznese të mëdha e të vogla po falimentojnë gjithnjë e më shumë tha Bushati.

Ministri i piramidave Bode, sot u kujtoi shqiptarëve se për ta nuk do të ketë vit të ri, por vetëm përsëritje të të njëjtave halle dhe siklete të vitit që po lëmë pas. Ministri i piramidave Bode, të japi shpërblimet, ose përndryshe të largohet me Sali Berishën dhe kutitë e tyre tha më tej Bushati.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›