E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Data 6 gusht e vendosur nga Berisha

Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit Ditmir Bushati, shprehu sërish qëndrimin e vet për cështjen e imunitetit dhe votimin në seancën e datës 6 gusht.

"Data 6 gusht është thjesht një datë e përcaktuar në mënyrë të njëanshme nga Berisha. Kufizimi i imunitetit, në asnjë rrethanë nuk mund të barazohet me përmbushjen e detyrimeve që ka Shqipëria në luftën kundër korrupsionit", tha Bushati.

Sipas tij, socialistët janë të mendimit që kufizimi i imunitetit duhet të shoqërohet me veprime kushtetuese dhe institucionale që sigurojnë kushtet për crrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë.

"Ne kemi votuar pro në parim dhe nen për nen për ndryshimet e propozuara, por meqënëse jemi duke ndërhyrë në Kushtetutë, propozojmë edhe disa ndryshime të tjera. qëndrimet tona janë shumë të qarta, por Berisha nuk pranon as të debatojë propozimet e opozitës", theksoi Bushati.

Debati mbi imunitetin
Xhafaj: 6 gushti imponim
Meta: Të zgjidhim çështjen e imuniteteve
LSI: Heqja e imunitetit, jo test force

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›