PS: Deputetët armatosen para fushatës, PD: Politizoni pr/ligjin
TIRANE- Në komisionin e Sigurisë Partia Socialiste votoi sot kundër pr/ligjit të armëve, i cili parashikon deputetë, shoferët e tyre, ministra, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, zv/ministra, etj të mbajnë armë.
Deputetët socialistë shprehen kundër duke thënë se Ky ligj klientelist vjen para fushatës zgjedhore dhe po diskutohet në një kohë kur vrasjet mafioze dhe kriminaliteti është shtuar.
“Ne shpjegojmë votën tonë kundër. Ky ligj vjen para fushatës zgjedhore. Është ligj klientelist për ata që kanë bërë gati armët për t’i importuar. Armët e mbajtuara ligjërisht mund të krijojnë situata të rënda. Ky ligj nxit kulturën e dhunës. Vrasjet mafioze kanë hyrë në qelizë të shoqërisë sonë”- tha nënkryetari i komisionit të Sigurisë deputeti i PS-së Ilir Gjoni.
Nga ana e tij kryetari i Komisionit Leonard Demi tha se ”Opozita kërkon ta përdorë politikisht. Ky ligj hyn në fuqi në muajin gusht dhe zgjedhjet mbarojnë në qershor. T’i shmangemi politizimeve”.
Në të gjithë komisionet ku është diskutuar ky pr/ligj Partia Socialiste ka dhënë votën kundër. Pak ditë më para kreu i PS-së tha se është absurde që në një situatë të tillë qeveria të kërkojë të armatosë ministra e deputetë.
(sg/shqiptarja.com)