PS, Dokle: Sot një vit nga zgjedhjet, Shqipëria në krizë politike

Tiranë, 28 qershor, NOA Update Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, deklaroi sot, një vit pas zgjedhjeve të 28 qershorit, se mazhoranca ende vazhdon të mos pranojë hetimin dhe kryeministri dhe qeveria e tij vazhdojnë të shkelin parimin kushtetues të transparencës.
Qëndrimi i mbrapshtë ndaj votës së lirë; shurdhëria destabilizuese e qeverisë për të mos i hapur rrugë zgjidhjes së krizës; deklaratat qesharake të mohimit të realiteteve dhe problemeve që përjetojnë shqiptarët, po e çojnë, demokracinë në kthetrat e autoritarizmit, ekonominë në falimentim, institucionet e së drejtës nën litarin e qeverisë, parlamentin në ngërç permanent dhe mediat nën presionin e politikave editoriale që burojnë nga zyrat e pushtetit, deklaroi nga selia rozë, nënkryetari i parlamentit, Namik Dokle.
Sipas deputetit socialist, projekt rezoluta e Komisionit të Jashtëm që do ti paraqitet për miratim Parlamentit Europian dhe së fundi edhe Komisioneri i Zgjerimit, Fyle, bëjnë thirrje që Shqipëria të mos cënojë axhendën evropiane të saj, ndërsa sipas Dokles qeveria shqiptare dhe kryeministri i saj po luajnë shurdhërinë më të keqe, duke mos dashur të dëgjojnë.
Europa kërkon konsensus, opozita ka bërë hapa të jashtëzakonshëm drejt konsensusit, duke vlerësuar mbi të gjitha interesat e vendit, por qeveria vazhdon të mbajë peng votën e lirë në kutitë e mbyllura. Europa dhe opozita kërkojnë parimin kushtetues të transparencës, ndërsa qeveria dhe kryeministri i saj mashtrojnë me gjoja vendime gjykatash që nuk ekzistojnë asgjëkund dhe nuk mund të pengojnë asnjëherë transparencën, shtoi deputeti socialist.
Duke iu referuar rezolutës evropiane për Shqipërinë, Dokle tha se aty nënvizohet se zgjedhjet e zhvilluara para një viti dështuan në qëllimin për të rritur besimin në proçesin elektoral, ndërsa mazhoranca, evidentoi Dokle, nuk pranon të bëjë asnjë hap për garantimin e besimit në zgjedhjet e ardhshme, duke mospranuar transparencën e zgjedhjeve të kaluara.
Sipas deputetit socialist rezoluta shtron domosdoshmërinë për një sistem drejtësie të pavarur, ndërsa mazhoranca, duke iu referuar miratimit të ndryshimit në rregullore, i heq edhe gurin e fundit duke i imponuar votim të hapur dhe presion politik ekstrem mbi organet më të larta të së drejtës.
Opozita ka qenë dhe do të jetë e gatshme të japë kontributin e saj, duke mos u tërhequr nga kauza e lirisë dhe demokracisë, ndaj i bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga kokëfortësia dhe imponimi ndaj një populli të lirë e të gatshëm të sakrifikojë për lirinë. I bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit të saj të heqë dorë nga mashtrimi dhe të pranojë transparencën, dialogun, të heqë dorë nga shpërdorimi i pushtetit dhe të respektojë shtetin e së drejtës, përfundoi deputeti socialist Namik Dokle, duke e cilësuar se pikërisht transparenca dhe dialogu politik me opozitën janë axhenda e përbashkët evropiane e Shqipërisë.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")