E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Duam hetim per permbytjet

Partia Socialiste ka kerkuar hetim lidhur me permbytjet, duke akuzuar qeverine per situaten e krijuar.
Ilir Beqja u shpreh se mbushja e baseneve te hidrocentraleve pergjate muajve te fundit te vitit ka qene e qellimshme dhe per interesa korruptive, nderkohe qe qeveria po fsheh shifrat se sa ka qene ne nentor niveli ne rezervuare. “Askush nuk merr guximin per te pare nivelin e ujit. Berisha i fsheh keto lajme per shkak te interesave te familjes se tij. Per kete ceshtje PS kerkon hetim. Permbytja e banoreve eshte e pervitshme dhe eshte deshmi e qarte e deshtimit te qeverise Berisha”, ka deklaruar Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›