PS: FMN shprehu shqetesimet tona
Partia Socialiste mendon se deklarata e fundit e shefit te misionit te Fondit Monetar Nderkombetar ne Shqiperi eshte realiste. Nenkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Brace, ka deklaruar diten e djeshme, se vlereson shqetesimet e ngritura nga perfaqesuesi i FMN-se ne Tirane, Gerwin Bell, lidhur me ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash, pjese e segmentit te rruges Durres-Kukes. Ai tha se PS-ja ka bere publike prej kohesh shqetesimet e saj lidhur me kete problematike. Sipas tij, shqetesimet lidhen me koston e projektit, rrezikun fiskal qe rrjedh nga kontrata e lidhur mes qeverise shqiptare per kete projekt. Gjithashtu, Brace tha se PS-ja ka deklaruar me kohe faktin qe evidenton dhe FMN-ja, qe projekti u kontraktua jashte kornizes normale ku do te kishte oferta konkurruese nga shume burime, qe do te siguronte nje cmim me te ulet dhe do te kishte vene nen kontroll edhe kostot e ketij projekti. Sipas tij, nje nga rezultatet negative te kesaj menyre kontraktimi eshte se, nuk ka qartesi se sa i shtrenjte do te jete i gjithe ky proces. Ai tha se shqetesimi i opozites perkon shqetesimin e FMN-se, qe lidhet me faktin se realizimi i ketij projekti ne te tille parametra financiare te mos veshtiresoje aftesite financuese te buxhetit te shtetit dhe te mos coje ne nje kosto te paperballueshme.