E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Felaj: Berisha i dha Bregut 10 HEC me koncension

TIRANE- Partia Socialete akuzon Ministren e Integrimit se ka marrë me koncesion ndërtimin e 10 hidrocentraleve në lumin Zalli i Okshunit, një investim i cili do të kapte vlerën e fitimit prej 323 milionë euro. Jo vetëm kaq por vendimi i qeverisë për dhënien e këtij koncesioni, me vlerë miliona euro, sipas PS-së, është marrë, në "datën 11 Qershor të vitit 2009, pak ditë para zgjedhjeve të përgjishme të 28 qershorit."

Në vijim të akuzave për ministren e Integrimit, Majlinda Bregu për afera korruptive dhe konflikt interesi në përfitimin e koncesioneve, Deputetja Socialiste Ermonela Felaj bëri sot publike vendimin e qeverisë dhe kontratën e koncensionit për ndërtimin e 10 hidrocentraleve në kaskadën e lumit “Zalli i Okshtunit” dhënë kunatit të Ministres së Integrimit, Majlinda Bregut.

PS akuzon ministren Bregu se “ka gënjyer në lidhje me këtë koncesion, pasi nuk është dhënë vetëm një hidrocentral por 10 të tillë.”

“Janë dhënë me koncesion për 35 vjet hidrocentralet - "Borovë", "Sebisht Nr. 2", ""Prodan Nr. 4", "Prodan Nr. 5", "Okshtun Nr. 6", "Okshtun Ekologjik", "Tërnova Nr. 7", "Lubalesh Nr. 9", "Lubalesh Ekologjik", dhe "Gjoricë Nr. 10", pra në total plot 10 hidrocentrale me prodhim vjetor prej 153 milion e 786 mijë e 127 Kilovat Orë.”- deklaroi deputetja socialiste.
Sipas saj “Vlera totale e këtij investimi kap 32 milionë Euro për ndërtimin dhe vënien në punë të hidrocentraleve dhe me kapacitetin që kanë, fitimi nga ky investim do të jetë 323 milion Euro.”- denoncoi zonja Felaj.

Sipas Partisë Socialiste koncesionet janë marrë nga i kunati i ministres, për llogari të familjes së saj, pasi Hektor Beqir Ajazi nuk kishte kurrfarë eksperience apo lidhje biznesi me energjetikën duke qenë se bizneset e tij të mëparshme ishin një disko dhe prodhim të dollapëve.
(

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›