PS: Fshehja e krizës, më e rëndë se kriza

Tiranë, 5 mars, NOA Për Partinë Socialiste, situata ekonomike në të cilën ndodhet vendi nuk ka të bëjë me zhvillimet ndërkombëtare, por me menaxhimin gabuar të qeverisë. Ky është qëndrimi që mbajti sot deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, gjatë një deklarate zyrtare.
Për Partinë Socialiste, kriza ekonomike nuk lidhet me asnjë konjukturë ndërkombëtare, por me politikat e gabuara ekonomike të 4 viteve të fundit. Për më tepër, për Partinë Socialiste, fshehja e krizës është më e rëndë se vetë kriza. I kërkojmë kryeministrit të Ruzhdies të heqë dorë nga fshehja e krizës dhe nga mashtrimi me të dhënat zyrtare sepse kështu po vë në rrezik sovranitetin e vendit, u shpreh Beqja.
Ai vlerësoi se të dhënat publike të realizimit faktik të buxhetit të vitit 2009 tregojnë dështimin e qeverisë në zbutjen e varfërisë.
Mund të vazhdoj të rendis shumë të dhëna që dëshmojnë se Shqipëria është në krizë. Por në fakt ky nuk është më lajm i ri. Krizën e ndjejnë sipërmarrjet shqiptare, e ndjen biznesi i vogël, e ndjejnë më së shumti familjet shqiptare.
Kriza është ulur këmbëkryq, por çështë më e keqja, Sali Berisha vazhdon ta fshehë e të mashtrojë me të dhënat zyrtare, u shpreh Beqja.
m.xh/NOA